“Qëndro larg sepse je grua”/ Talibanët urdhërojnë reporteren e CNN të largohet nga rruga

17/08/2021 08:21

Forcat talebane, që ruanin pallatin presidencial, i kanë kërkuar gazetares së CNN, Clarissa Ward të hiqte dorë nga profesioni i saj “sepse është një grua”.

Ward, e veshur me një hixhab të zi, doli në rrugët e kryeqytetit të Afganistanit të hënën për të raportuar mbi kontrollin e shpejtë të talebanëve.

Duke iu afruar një pike kontrolli jashtë pallatit presidencial ku edhe banonte, Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi, ajo tha se talebanët po mbanin rendin dhe ligjin.

“Ata thjesht kërkojnë ‘vdekjen’ e Amerikës, por duken miqësore në të njëjtën kohë”, vuri në dukje korrespondentja e CNN.

Momente më vonë, Ward tha se prania e saj po krijonte tension.

Ata thjesht më thanë të qëndroj larg sepse jam një grua“, tha ajo.

Ajo tha se rënia e papritur e Qeverisë Afgane dhe tërheqja kaotike e forcave amerikane i kishte bërë gratë të qëndrojnë brenda në shtëpi.

“Unë kam parë disa gra, por do të them që kam parë shumë më pak gra nga sa do të shihja zakonisht duke ecur nëpër rrugët e Kabulit”, shtoi ajo.

Ward tha se shumë gra kishin frikë për jetën e tyre me pushtimin e talebanëve.

FOTO GALERI
8/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA