Stevan Jovetic debutoi me gol te Hertha e Berlinit, pasi kaloi kryeqytetasit në avantazh që në minutën e 6’ të transfertës ndaj Kolnit, megjithatë në fund ishin vendasit ata që festuan tre pikët, pasi përmbysën gjithçka dhe fituan 3-1.

Sulmuesi serb u tregua i saktë në mundësinë e parë të krijuar, pas asistit të brazilianit Cunha, ndërsa Kolni riktheu baraspeshën para fundit të pjesës së parë me golin e shënuar nga ana e Modeste.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me anë të sulmuesit austriak Florian Kainz dhe arritën të nisin kampionatin me tre pikë mjaft të rëndësishme për entuziazmin dhe vazhdimësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA