Histori rrëqethëse nga Afganistani/ “Mamaja ime iku nga lufta 9 muajshe shtatzënë. Sot do ishim mes atyre vajzave nëse…”

17/08/2021 13:27

Fotografitë e saj familjare gjenden lehtësisht në një album grek. Në to shihen njerëz të buzëqeshur, të veshur sipas modës së kohës, për të shijuar jetën e lirë.

Por ata vijnë nga Afganistani, i cili me sundimin e talebanëve, duket se po hyn në epokën më të errët për vajzat dhe gratë, sipas dëshmisë së një gruaje afgane që ka fatin të jetojë e lirë në Kanada falë vetëmohimit të prindërve të saj, të cilët u bënë refugjatë në fazën më të vështirë të jetës së tyre.

Sadia Badie, me profesion dietologe, tregon historinë tronditëse të familjes së saj në një post të ri në Instagram:

“ Zemra më dhemb për Afganistanin.

Unë jam më e vogla nga 3 vajzat, vajza e çiftit afgan që rrezikuan jetën dhe u arratisën nga atdheu i tyre i dashur gjatë luftës së vitit 1979 . Në atë kohë, nëna ime ishte nëntë muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Në të kaluarën, Afganistani ishte një vend i bukur. Sipas historive që më tregojnë prindërit e mi, ishte një komb përparimtar. Nëna ime shkoi në shkollë, zgjodhi me kë donte të martohej, madje edhe sot e admiroj ndjenjën e stilit që ajo kishte atëherë.

Por tani talebanët kanë marrë gjithçka nën kontroll. Është fillimi i kohës më të errët për familjet dhe veçanërisht vajzat dhe gratë e Afganistanit. Ato do të jenë të privuar nga të drejtat e tyre, do të detyrohen të martohen, do të pengohen të dalin nga shtëpitë në qoftë se ata nuk janë të shoqëruar nga një mashkull, anëtar i familjes së tyre, do të jenë të detyruara të veshin burka, do të pengohen të shkojnë në shkollë.

Mund ta imagjinoni si është?

Thjeshtë fillimi i një epoke më të errët për vajzat dhe gratë. Ato do të jenë të privuara nga të drejtat e tyre, do të detyrohen të martohen.

Nëse prindërit e mi nuk do të kishin qenë në gjendje të largoheshin nga vendi, unë dhe motrat e mia do të ishim mes atyre vajzave sot. Të kemi frikë për jetën tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë.

Shpresoj që vendet e tjera të vazhdojnë të ofrojnë një rrugëdalje dhe azil për familjet nga Afganistani. Ato kanë të drejta si të gjithë të tjerët. Ato kërkojnë liri dhe siguri si gjithë të tjerët. Ata janë njerëz të mirë, të ndjeshëm, bujarë.

Shpresoj që Afganistani të bëhet vendi i bukur që ishte dikur. Ai meriton diçka më të mirë. Njerëzit e tij meritojnë diçka më të mirë”

FOTO GALERI
1/5

Top Channel