Fotot/ Momenti kur avioni rrëzohet gjatë testimit fluturues, dyshohet për viktima

17/08/2021 14:10

Një model i avionit transportues ushtarak Ilyushin Il-112V me tre persona në bord u rrëzua gjatë një fluturimi testues, mëngjesin e ditës së sotme në Moskë. Lajmin e ka bërë të ditur kompania e ndërtimit United Aircraft Corporation.

Mediet e huaja duke cituar një burim anonim, raportojnë se anëtarët e ekuipazhit, numri i të cilëve nuk dihet ende, dyshohet se kanë vdekur.

Videoja e rrëzimit e postuar në internet tregon aeroplanin që fluturon në lartësi të ulët me njërin krahë të djegur para se të bëjë një kthesë të mprehtë dhe të përplaset në tokë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel