Biden tha se tërhoqi trupat nga Kabuli, diplomati amerikan e përgënjeshtron: Jemi ende duke punuar!

17/08/2021 11:20

Ndërsa vetë Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha dje përmes një deklarate se kishte vendosur që të tërhiqte zyrtarët amerikanë nga Afganistani, pas pushtimit nga talebanët, një deklaratë kontradiktore del në pah.

Diplomati kryesor amerikan në Afganistan ka kritikuar deklaratat e rreme për vendndodhjen e tij dhe pavarësisht situatës kaotike në Kabul, ambasadori Ross Wilson sqaroi: “Unë dhe stafi i ambasadës jemi ende në Kabul duke punuar shumë për të ndihmuar mijëra qytetarë amerikanë dhe afganë që u cenohet jeta”.

Top Channel