Situata kaotike në aeroportin e Kabulit/ Trupat amerikane qëllojnë me armë në ajër, njerëzit dynden në shkallët e avionit (FOTOT)

16/08/2021 08:10

Trupat amerikane në aeroportin e Kabulit u detyruan të qëllonin me armë në ajër si një formë paralajmërimi, për të parandaluar turmat e qytetarëve të dëshpëruar që vraponin mbi aeroplanë.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa theksoi se: “Turma ishte jashtë kontrollit. Qitja u bë vetëm për të shuar kaosin.”

Të shtënat me armë mund të dëgjoheshin në disa video në rrjetet sociale. Skenat e dëshpëruara përfshijnë turma që rrotullohen rreth avionëve dhe përplasen shkallëve.

Trupat amerikane janë përgjegjëse në aeroport, ku thuhet se po i japin përparësi evakuimit të stafit të ambasadës në fluturimet ushtarake.

SHBA më herët tha se kishte evakuuar të gjithë stafin e saj të ambasadës në aeroport.

 

FOTO GALERI
1/18

Top Channel