Pamjet/ Shpërthimi i autobusit në Rusi mori jetën e 2 personave, ekspertët: Ishte akt terrorist!

16/08/2021 17:10

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi para disa ditësh në një autobus në Rusi, ku humbën jetën dy gra.

Ekspertët rusë dyshojnë se shpërthimi i frikshëm ishte sulm terrorist.

Pamjet e CCTV tregojnë momentin kur ndodhi shpërthimi në qytetin Voronezh duke lënë të plagosur 26 pasagjerë. Fillimisht autoritetet ruse thanë se fajtor i shpërthimit mund të ishte rrjedhja e gazit, por tani ekspertët janë të sigurt se një pajisje eksplozive shkaktoi shpërthimin.

Njëra nga dy viktimat, e quajtur Olga Chernokova, 22 vjeçe, do të martohej, ndaj u varros me fustan nusërie. Ajo mori lëndime të rënda nga shpërthimi, duke humbur të dyja këmbët. Pavarësisht përpjekjeve, mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.

Viktima tjetër ishte pastiçierja Tatyana Ivanova. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dhe momentin e shpërthimit, ku duket sesi autobusi shpërthen duke shpërndarë në gjatësinë e rrugës dhjetëra mbetje të mjetit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA