Përleshje në periferi të Kabulit, plagosen më shumë se 40 persona

15/08/2021 18:13

Më shumë se 40 persona u plagosën sot në përleshjet në periferi të Kabulit. Lajmi u bë i ditur nga një spital në kryeqytetin afgan përmes Tëitter-it pas hyrjes së luftëtarëve talebanë në qytet.

“Shumica (njerëzit që u dërguan në spital) erdhën nga luftimet në rajonin e Karabakut”, tha ai, pa dhënë më shumë hollësi, por fatmirësishr nuk raportohet për viktima.

Në kohën kur talebanët tashmë kanë mbërritur në kryeqytetin afgan, Kabul, zyrtarët qeveritarë thonë se Presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe është transferuar në shtetet fqinje.

Nënpresidenti Amrullah Saleh gjithashtu raportohet se ka dhënë dorëheqjen.

Qeveria, megjithatë, është kritikuar rëndë për mënyrën se si e trajtoi krizën me talebanët, duke ia dorëzuar në mënyrë efektive vendin islamistëve në rreth dhjetë ditë.

Talibanët janë duke pritur një transferim paqësor të pushtetit në ditët e ardhshme, tha sot një zëdhënës, i cili tregoi se si kryengritësit arritën në kryeqytetin Afgan, Kabul, me pak rezistencë.

Souchail Sahin ka shtuar se organizata do të mbrojnë të drejtat e grave, si dhe liritë e punëtorëve në media dhe diplomatët.

“Ne i sigurojmë qytetarët, veçanërisht në qytetin e Kabulit, se prona e tyre, jeta e tyre është e sigurt”, tha zëdhënësi, në një intervistë me BBC. “Udhëheqja jonë ka udhëzuar forcat tona të qëndrojnë në portat e Kabulit, të mos hyjnë në qytet.”

“Ne presim një tranzicion paqësor të pushtetit”, tha ai, duke shtuar se talebanët prisnin që kjo të ndodhte në ditët në vijim.

Top Channel