Ministrat kanadezë kanë njoftuar se vendi i tyre ka pezulluar punën në ambasadën e tij në Kabul sepse situata në terren atje “paraqet sfida serioze për aftësinë tonë për të siguruar sigurinë e misionit tonë”.

Personeli diplomatik është duke u kthyer në Kanada që nga mëngjesi, tha sot kryeministri Justin Trudeau.

“Kanadaja dënon ashpër përshkallëzimin e dhunës”, tha ai. “Ne jemi zemërthyer për situatën në të cilën ndodhet populli afgan sot”.

Operacionet e ambasadës do të rifillojnë sapo të përmirësohet situata e sigurisë në Afganistan, thonë zyrtarët.

Ashtu si SHBA dhe vendet e tjera, Kanadaja po përpiqet gjithashtu të sjellë afganë që ndihmuan trupat e saj në Kanada ndërsa talebanët përparuan.

Zyrtarët thanë sot se puna “do të vazhdojë dhe do të mbetet një përparësi kryesore”.

Top Channel