Një agjenci e lajmeve pro-talebanëve, përmes pamjeve të postuara tregon se forcat talebane që kanë pushtuar Kabulin janë duke nxjerrë të burgosurit talebanë nga burgu Pul-e-Charkhi në Kabul-burgu më i madh në Afganistan.
Mëngjesin e ditës së sotme, forcat talebane pushtuan burgun ushtarak në ish -bazën ajrore amerikane Bagram.
Talibanët dhe luftëtarët ekstremistë, përfshirë ata që i përkisnin Shtetit Islamik, ishin midis 5,000 të burgosurve që mbaheshin në burgun Bagram.
Pak më herët mediet e huaja njoftuan edhe largimin nga afganistani të Presidentit Ashraf Ghani, i cili është larguar nga kryeqyteti Kabul për në Taxhikistan.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara evakuuan diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter dhe një ministër i qeverisë tha se pushteti do t’i kalonte një administrate të përkohshme.
Top Channel