Ajaxit të Amsterdamit i mjaftuan 38 minuta lojë për të shkatërruar 5-0 Nijmegenin në “Johan Cruijff Arena”, rezultat që i jep menjëherë kreun e renditjes, pasi harkëtarët kanë siguruar fitoren më të thellë në javën e parë të Eredivisie.

E hapi serinë e golave në minutën e pestë Haller dhe ndërsa po luhej e nënta e gjeti rrjetën Mazraoui.

E pabesueshme se sa shpejt u demoralizua Nijmegeni, pasi në të 13-tën van Rooij devijoi në portën e tij për golin e 3-0, më pas skenën e rrëmbeu Tadic që realizoi dy herë në minutat 19’ dhe 38’, për rezultatin përfundimtar 5-0, pas gjatë fraksionin e dytë “Harkëtarët” administruan lojën, duke mos harxhuar energji të tepërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA