Të shtëna me armë zjarri në Kurbin/ Plagoset 25-vjeçari, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorit

14/08/2021 14:04
Ilustruese

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar në Kurbin.

Dyshohet se i riu u qëllua për motive të dobëta, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

“Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA