Tre persona janë proceduar penalisht nga policia për zjarrëvënie, mes tyre dhe një 14 vjeçar.
Ky i fundit Dogji një sipërfaqe pyjore në fshatin Pishkash, Librazhd.
Ai ka ndezur zjarr për të djegur barishte në pronën tij , por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe toke pyjore me shkurre dhe dushk
Po ashtu policia e Fierit arrestoi në flagrancë një 59-vjeçar , banues në Hoxharë e Vjetër, pasi duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja J. M., banuese në Grykë, Fier, pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e tjetrit duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.
Aktualisht ne vendin tonë janë 6 vatra aktive zjarri , po pa rrezikshmëri për banesat dhe njerëzit.
Ndërkohë policia ka bërë thirrje që në asnjë rast qytetarët të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.
Top Channel