Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale.
Një 24-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.M., u arrestua pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.
Ata ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë.
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 34 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një 20-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij shtetasit V. G., 65 vjeç.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Infinity”.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel