227 viktima nga tërmeti shkatërrimtar në Haiti! Kaos në rrugë, banorët kërkojnë të afërmit

14/08/2021 22:15

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi ditën e sotme Haitin shkoi në 227.

Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit këtë mëngjes, duke rrëzuar e dëmtuar ndërtesat.

Kryeministri i vendit tha se kishte “dëme të mëdha” në disa pjesë të vendit dhe se do shpallte një gjendje të jashtëzakonshme 1 mujore.

Haiti ende nuk është shëruar nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2010.

Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte rreth 12 km nga qyteti Saint-Louis du Sud.

Lëkundja u ndje në kryeqytetin e populluar të Port-au-Prince, rreth 125 km larg dhe në vendet fqinje.

“Shumë shtëpi janë shkatërruar, persona kanë vdekur dhe disa janë në spital,” tha një banore që jeton pranë epiqendrës, ku ndodhi tërmeti.

Kryeministri Ariel Henry tha se kishte mobilizuar një ekip për të punuar në gjetjen e trupave të mbetur në rrënoja.

Ai gjithashtu u bëri thirrje haitianëve t’u bashkohen ndërsa ata po përballen me këtë situatë dramatike.

Presidenti amerikan Joe Biden dha një përgjigje të menjëherëshme për të ndihmuar vendin.

Më herët është paralajmëruar se tërmeti mund të rezultojë në mijëra viktima dhe të plagosur.

Të paktën gjashtë tërmete janë ndjerë në rajon, përfshirë një me madhësi 5.1 ballë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA