Telenovela “Mbappé” do të ketë një kapitull të ri të hënën tjetër. Pikërisht në fillim të javës së ardhshme, “ylli” francez do të ketë një takim me presidentin Al-Kheklaifi, ku do t’i komunikojë presidentit vendimin për të ardhmen e tij. Nëse ai largohet, qëndron apo rinovon kontratën, pronari i PSG-së duhet ta mësojë menjëherë.
Në varësi të vendimin të lojtari, klubi parizien do të bëjë lëvizjen e radhës. Nëse do të rinovojë kontratën, kuptohet do të ketë festë. Nëse nuk pranon të rinovojë por qëndron në Paris në respektim të kontratës, atëherë klubi do të krijojë një strategji për ta bindur gjatë sezonit që të ndryshojë mendje. Por nëse Mbappe është i vendosur për të mos vazhduar më në “Parc des Princes”, atëherë PSG do të detyrohet ta shesë për një shumë të majme, për të mos e humbur pas një vitit me parametër zero.
Në fakt, me mbërritjen e Messit në Paris, janë shtuar shanset që Mbappe të qëndrojë, pasi do të bënte pjesë në “tredhëmbëshin” e ëndrrave me Neymarin dhe “yllin” argjentinas. 22-vjeçari ka publikuar në “Twitter” foto nga takimi me 6 herë fituesin e Topit të Artë në terrenin stërvitor të PSG-së. “Mirë se vini në Paris, Leo!”, ka shkruar Kylian në profilin e tij.
Al-Kheliafi, një ditë më parë, kur u pyet nëse Mbappe do të qëndronte, deklaroi se me afrimin e Messit nuk kishte çfarë të bënte më shumë për ta bindur. Fjala e fundit është e Mbappesë.
Top Channel