SHBA/ Shkon mbi 618 mijë numri i viktimave nga Covid-19

12/08/2021 01:21

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 618.149, prej të cilëve 714 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 36,05 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,07 milionë raste të konfirmuara dhe 64.853 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 195,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 166,8 milionë dozën e dytë.

Top Channel