Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ashpërsim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë vendim që prej datës 20 gusht, hyrja në klubet e natës dhe ahengjet familjare të bëhet vetëm nëse dëshmohet për certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19 ose testin për negativ, jo më të vjetër se 72 orë.
Tjetra dëshmi është nëse personi e ka kaluar virusin COVID-19 në 180 ditët e fundit.
Ndërkohë, këtyre iu lejua puna deri në orën 03:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se këto masa janë në përputhje me situatën epidiomiologjike, por duke mos cenuar as situatën ekonomike.
Sipas tij, në të ardhmen nuk përjashtohet masa më rigoroze.
“Masat janë në proporcion me rreziqet e shkaktuara dhe në rrethanat aktuale për parandalimin e COVID-19. Këto masa nuk paraqesin obligimin e detyrueshëm për vaksinim”, tha ai.
Top Channel