Ndërkohë Laçi, praktikisht, e kishte mbyllur çështjen e kualifikimit që në takimin e parë ndaj Anderlechtit, që e kishte mposhtur 0-3 në “Elbasan Arena”. Gjithsesi, ekipi kurbinas shmangu humbjen me goleadë në Belgjikë, përballë një kundërshtari shumë më cilësor, madje edhe duke shënuar një gol (2-1).

Skuadra e Vincent Kompany dominoi që në minutat e para, me takimin që u zhbllokua në minutën e 32-të nga Amuzu, ndërsa për të gjetur golin e dytë duhej të vinte minuta e 72-të, kur Verschaeren e tundi sërish rrjetën e portës së mbrojtur nga Sherri.

Laçi dha disa Shkëndija, siç ishte goditja e lirë e Zylfiut në pjesën e parë, që përfundoi paksa mbi tra, për të ardhur më pas te goli i 2-1, i shënuar nga Lushkja, pas pasimit të marrë nga Zarubica.

Laçi eliminohet nga Anderlechti me rezultat të përgjithshëm 5-1, por largohet me kokën larg nga ky Confernece League, ku shkoi deri në raundin e tretë, madje duke eliminuar një emër të respektueshëm në futbollin rumun, si Universitatea e Craiovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA