Prezantim historik ai i Messit, natyrisht motiv krenarie për Presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi, që në ditën e argjentinasit ngrin në një farë mënyrë edhe Realin e Madridit duke i mbyllur në fytyrë publikisht derën për një objektiv të shumëdëshiruar të “Los Blancos” Kylian Mbappe, thelbësor te parizienët, pavarësisht mbërritjes së Messit.
“Të gjithë e dinë të ardhmen e Mbappe. Do të qëndrojë në Paris. Mbappe është një lojtar shumë kompetitiv, me një mentalitet fitues. Unë dua një skuadër kompetitive dhe më shumë se kaq është e vështirë ta imagjinosh. Ai nuk mund të bëjë tjetër, veçse të qëndrojë këtu për të fituar”, deklaroi Al Khelaifi.
Gjithsesi vëmendje kryesore për Lionel Messin, me fjalët e para që i ishin dedikuar pikërisht mirëseradhjes së yllit argjentinas.
“Jam i lumtur, shumë krenar të prezantoj sot Messin si lojtar i PSG. Është një ditë historike, e pabesueshme për këtë klub dhe të gjithë botën e futbollit. Shpresoj që Parisi të bëhet qyteti i tij të preferuar. Të gjithë e njohin Leon, është unik. I Vetmi që ka fituar 6 herë topin e artë, i ka dhuruar magjinë e tij futbollit, dhe do të jetë diçka e bukur për të gjithë tifozët e PSG dhe të gjithë botës ajo që ja kemi dalë të bëjë me Leonardon”, deklaroi bosi i parizienëve.
Al Khelaifi shpjegoi se ky është vetëm fillimi dhe tani vjen puna në fushë, pasi PSG ka lojtarët më të fortë në botë, dhe një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim, teksa provoi të shuajë edhe polemikat në lidhje me fair-play financiar, pasi shumë e kanë akuzuar se si ka mundësi që PSG i lejon vetes një shpenzim të tillë, kur Barcelona nuk mundej e ndalur pikërisht nga rregullat.
“I kemi ndjekur dhe respektuar të gjitha ligjet e Fair Play-t Financiar, të gjitha. Para se të bëjmë çfarëdo hapi, kemi folur me të gjithë ortakët, partnerët, me Ligue 1, dhe kjo ka bërë të mundur firmën me Leon. Kemi menduar për gjithçka më parë. Gjithçka është bërë në mënyrën më të mirë, me bekimin e të gjithëve, në mënyrë të qartë dhe të saktë”, u shpreh Al Khelaifi.
Top Channel