Regjistrohen mbi 20 mijë raste të reja në 24 orët e fundit në Francë

10/08/2021 01:42

Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 20.450 raste me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 20.450 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve gjithsej deri më tani ka arritur në 6.305.158, ndërsa me 30 vdekje në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 112.250.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 8.685 persona, prej të cilëve 1.556 në kujdesin intensiv. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në 7 ditët e fundit është regjistruar në 4,2 për qind.

Top Channel