“Mbytuni në sanksionet tuaja, qenër amerikanë”/ Lukashenko ‘shpërthen’ para mediave

10/08/2021 19:28
Lukashenko beri betimin per here te gjashte

Në një konferencë të rrallë për shtyp Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko tha se Britania mund të shkojë të “mbytet” në sanksionet që ka vënë. 

Shpërthimi i tij publik, erdhi pasi një gazetare e BBC -së e pyeti masat e fundit të qeverisë  britanike.

“Ju mund të mbyteni në sanksionet tuaja … Ju jeni qenë amerikanë!”

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po forcojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë, duke goditur sektorët ekonomikë.

Ato përfshijnë produktet e naftës – burimet kryesore të të ardhurave për regjimin e Lukashenko – si dhe shërbimet financiare dhe transportin.

Ndërkohë vetëm një vit më parë u zhvilluan tubime anti-Lukashenko. Javët e protestave masive ishin sfida më e madhe për qeverisjen 27-vjeçare të Lukashenkos si president.

Vitin e kaluar policia arrestoi mijëra protestues anti-Lukashenko ndërsa prishën demonstratat, duke përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës.

Opozita thotë se më shumë se 600 të burgosur politikë janë ende në burg.

Nga ana tjetër Mbështetja nga Presidenti rus Vladimir Putin rezultoi një litar shpëtimi për presidentin e sulmuar.

Top Channel