Durrës/ Tentoi të vinte një ndriçues në shtyllë, bie nga lartësia dhe përfundon në spital punonjësi i gomisterisë
10/08/2021 20:06
Një 35-vjeçar, nga Durrësi, ka përfunduar në spital, pasi ka pësuar një aksident. Policia bën me dije se ai ishte duke vendosur një ndriçues në një shtyllë, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.
Ai është transportuar në spital, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
“Më datë 10.08.2021, rreth orës 17:55, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë nga lartësia pasi po vendoste një ndriçues në një shtyllë në rrugë shtetasi E. M., rreth 35 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, (punonjës i një gomisterie). Shtetasi E. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel