Blerja e Romelu Lukakut nga Chelsea do të kushtëzojë të ardhmen e Armando Brojës te blutë e Londrës. Kuptohet që me afrimin e gjigantit belg, i cili ka kryer edhe vizitat mjekësore për llogari të klubit të Abramovichit, hapësirat për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare bëhen minimale.

Gjithsesi, 19-vjeçari do të jetë protagonist në Premier League sezonin që vjen, por jo të kampionët e Europës. Nga Anglia e bëjnë të sigurt transferimit e sulmuesit të ri te Southamptoni në formë huazimi për një zezon.

“Shenjtorët” po kërkojnë të përforcojnë repartin e avancuar pas shitjes së Danny Ings tek Aston Villa për 30 milionë stërlina, javën e kaluar, dhe Broja pritet të jetë një nga dy sulmuesit e rinj që ata po synojnë të sjellin para mbylljes së merkatos.

Kalimi i Brojës te Southamptoni do të zyrtarizohet ditët në vijim, pasi të kalojë me sukses vizitat mjekësore. Sulmuesi shqiptar ka lënë përshtypje shumë të mira në miqësoret e zhvilluara gjatë fazës përgatitore, gjithsesi, për shkak të konkurrencës së madhe për një vend në sulmin e Chelsea-t, është parë e arsyeshme që të bëhet pjesë e një skuadre që i garanton aktivizimin në vazhdimësi.

Sulmuesi tjetër që mund të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë është Tammy Abraham. Ai kërkohet nga Arsenali në Premier League dhe Roma në Serinë A. Abraham u kërkua edhe nga Southamptoni në formë huazimi, por Chesela synon të arkëtojë para me shitjen përfundimtare të kartonit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA