“Për Papën”, zarfi me tre plumba alarmon Vatikanin

09/08/2021 22:51

Një zarf me tre plumba drejtuar Papa Françesku u gjet nga punonjësit e postës në Qendrën në Peschiera Borromeo, në zonën milaneze.

Mediat italiane shkruajnë se paketa  vinte  nga Franca. Zarfi u kap nga Karabinierët milanezë dhe hetimet po kryhen nga njësia hetimore e komandës të Milanos.

Ai  përmbante tre fishekë të tipit Flobert, të kalibrit 9 milimetra. Ndërkohë mbi të ishte shkruar me stilolaps në një mënyrë të palexueshme “Papës – Qyteti i Vatikanit – Piazza San Pietro në Romë”.

Megjithëse hetimi ka nisur,  duket qartë se zarfi që nuk arriti në Selinë e Shenjtë, është një kërcënim. Sipas  ‘Il Corriere della Sera’, zarfi  kishte dhe informacione për disa transaksione financiare që lidhen me Vatikanin.

Por deri më tani , të gjitha këto mbeten në fazën e dyshimeve , derisa autoritetet të flasin zyrtarisht për ngjarjen .

Top Channel