Një vepër e re Banksy tërheq vizitorë në qytetin bregdetar anglez

09/08/2021 18:40

Disa grafite që mund të jenë vepër e artistit anonim Banksy janë shfaqur në qytetet bregdetare në lindje të Anglisë.

Punimet janë parë në Lowestoft në Suffolk, Gorleston dhe Great Yarmouth në Norfolk.

Në Parkun Nicholas Everitt në Lowestoft, mbishkrimet tregojnë tre fëmijë që qëndrojnë në një bordurë hekuri .

” Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë ”, është shkruar në sfond.

Një vepër tjetër e mundshme e Banksy zbukuron një mur jashtë një dyqani në Lowestoft, një qytet me rreth 70,000 njerëz, i cili duket se tregon një fëmijë duke ndërtuar një kështjellë .

Artisti nuk ka komentuar mbi vërtetësinë e punimeve deri më tani, por fansat e Banksy i kanë  sytë  në llogarinë e tij në Instagram për përditësime.

Në mars, Banksy mblodhi 16.7 milion paund, një rekord botëror i një ankandi, me një pikturë të një fëmijë duke luajtur me një infermiere lodër, në vend të lodrave të Batmanit ose Spider-Man që qëndronin në një shportë.

Piktura, e titulluar Game Changer, iu dhurua spitalit Southampton gjatë valës së parë të pandemisë.

Top Channel