
Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e radhës do të mbahet më 19 prill
17/04 13:30
Kuvendi i Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar 41 mijë e 634 euro për dreka zyrtare.
Aty përfshihen drekat zyrtare të deputetëve, komisioneve parlamentare, administratës dhe anëtarëve të tjerë të Kuvendit.
Këto të dhëna janë në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit në gjysmëvitin e parë të 2021-tës.
Legjislatura e tetë e Kuvendit është konstituar më 22 mars, ndërsa pas kësaj jave të zgjedhurit e popullit shkojnë në pushim deri në fillimin e muajit shtator.
Top Channel