‘Kopshtarët’ shqiptarë mbillnin drogë në fushat e Spanjës, 7 të arrestuar

09/08/2021 18:25

Një bandë që kultivonte lëndë narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle, ndërsa në pranga kanë rënë edhe shtetas shqiptarë.

Banda kultivonte marijuanë, plantacionet e të cilës i kishte ngritur në disa zona të Tarragonas.

Operacioni i krye në disa faza arrestoi në total  7 persona, dy nga të cilët janë vëllezër dhe shtetas shqiptarë, të cilët merreshin me korrjen e lëndës narkotike.

Hetimi për bandën nisi që  tetorin e kaluar, ku u zbulua se  shqiptarët po qëndronin në një apartament në Cambrils.

Policia lokale e monitoroi vazhdimisht grupin që nga ajo kohë derisa, hetimet zbuluan tre plantacione marihuanë veçanërisht në qytetet Ulldemolins, Cabacés dhe La Figuera.

I pari nga plantacionet u çmontua më 22 korrik në një operacion  ku u kapën 4 nga “kopshtarët”, midis 19 dhe 32 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe u sekuestruan më shumë se  3, 175 bimë, narkotike.

Plantacionet  u gjetën të kamufluara në zona të pyllëzuara, me tarraca të rregulluara për të strehuar mijëra bimë, një zonë për tharjen e marihuanës dhe një tjetër me tenda për ‘kujdestarët’.

 

 

Top Channel