“Variant më vdekjeprurës se Delta”! Paralajmërimi i ekspertit amerikan, Anthony Fauci

08/08/2021 17:00

SHBA mund të zhvillojë një lloj Covid më vdekjeprurës sesa varianti Delta nëse amerikanët nuk vaksinohen plotësisht, sipas Dr. Anthony Fauci.

Paralajmërimi vjen teksa Shtetet e Bashkuara numërojnë një mesatare prej më shumë se 100.000 rastesh të të infektuarve me Covid 19 në ditë, shifër kjo që dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti Delta në të gjithë vendin.

Fauci shpjegoi se “Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me përqindje të ulëta të vaksinimit, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta ose madje nuk ka fare simptoma“.

Eksperti paralajmëroi se një variant i ardhshëm mund të jetë më i transmetueshëm, madje rezistent ndaj vaksinës.
Ekziston frika te zyrtarët shëndetësorë se nëse amerikanët nuk vaksinohen, atëherë shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve do të vazhdojnë të rriten.

Rreth 50 për qind e banorëve amerikanë janë plotësisht të vaksinuar dhe më shumë se 70 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel