Turqi, tjetër aksident tragjik/ 15 të vdekur dhe 17 të plagosur pas përmbysjes së autobusit

08/08/2021 13:31

15 pasagjerë kanë ndërruar jetë, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga në Turqinë perëndimore.

Një autobus pasagjerësh u përmbys sot në Turqinë perëndimore, duke vrarë të paktën 15 udhëtarë dhe plagosur 17 të tjerë.

Mjeti doli nga rruga, në autostradën Balıkesir ndërsa po shkonte drejt Edrem, në perëndim të Balıkesir.

Edhe pse ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, 11 persona vdiqën në vend.

Hetimet e para përcaktojnë se autobusi i udhëtarëve hyri në kthesë me një shpejtësi prej 95 kilometrash në orë, duke lënë shenjat e frenimit më shumë se 40 metra në rrugë, raportojnë mediet turke.

Autobusi i pasagjerëve u ngrit me një vinç pas hetimit të vendit të krimit të kryer nga ekipet e xhandarmërisë.

Ky është aksidenti i dytë i këtij lloji në një javë në Turqi.

Më 6 gusht, përplasja e një kamioni dhe një autobusi në Manisa të Turqisë i mori jetën 9 personave dhe la të plagosur 30 të tjerë.

Dyshohet se  shoferi i kamionit i cili po udhëtonte në rrugën anësore të autostradës, humbi kontrollin e automjetit. Si pasojë ai përfundoi në barrierat në rrugën kryesore,duke goditur autobusin.

 

 

 

Top Channel