Shkon mbi 4,4 miliardë numri i dozave të vaksinës Covid-19 të administruara në mbarë botën

08/08/2021 01:21

Numri i vaksinave COVID-19 që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 400 milionë.

Sipas “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 760 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 501 milionë e 9 mijë doza, SHBA-ja me 349 milionë e 790 mijë, Brazili me 149 milionë e 470 mijë, Japonia me 99 milionë e 650 mijë.

Renditja vijon me Gjermaninë me 94 milionë e 270 mijë, Britania me 86 milionë e 10 mijë, Franca me 76 milionë e 470 mijë, Turqia me 75 milionë e 743 mijë, Indonezia me 72 milionë e 280 mijë, Italia me 71 milionë e 70 mijë, Meksika me 70 milionë e 810 mijë, Rusia me 65 milionë e 90 mijë dhe Spanja me 58 milionë e 540 mijë doza.

Top Channel