Shirat tropikalë në Sudan marrin para mijëra shtëti, dëme katastrofike

08/08/2021 20:30

Mijëra shtëpi janë dëmtuar në Sudan nga shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje katastrofike në disa zona.

Shirat e dendur zakonisht bien në Sudan nga qershori deri në tetor dhe vendi përballet me përmbytje të mëdha çdo vit, që shkatërrojnë prona, infrastrukturën dhe të mbjellat.

Në Atbara, një qytet në verilindje të Sudanit, mediet vendase raportojnë për një situatë alarmante.

1200 njerëz po përballen me dëmet. Mbi 800 shtëpi thuhet janë shkatërruar dhe mbi 4,400 janë dëmtuar, tha OKB.

Vitin e kaluar, shirat e dendur e detyruan Sudanin të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme tre mujore, pasi përmbytjet prekën të paktën 650,000 njerëz, me mbi 110,000 shtëpi të dëmtuara ose të shkatërruara.

Në vitin 2020, Nili Blu, i cili bashkohet me Nilin e Bardhë në kryeqytetin sudanez Khartoum, arriti nivelin më të lartë në një shekull.

Top Channel