SHBA/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid-19, shkak varianti Delta

08/08/2021 01:40

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve shkak për këtë rritje është varianti Delta, i cili është varianti më i transmetueshëm.

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA ka shkuar në 616.501, prej të cilëve 1.155 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 35,69 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,03 milionë raste të konfirmuara dhe 64.731 të vdekur. Në SHBA deri më tani mbi 193,7 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165,9 milionë dozën e dytë.

Top Channel