Punësimi s’kap nivelet e parakrizës/ Ekspertët: Mungesa e një strategjie për ata që humbën punën nga pandemia

08/08/2021 15:18

Tregu i punës po shfaq dobësi pasi punësimi nuk po kap dot nivelet e parakrizës.

Këtë e konfirmoi pak ditë më parë edhe guvernatori i bankës qendrore, sipas të cilit rritja e qëndrueshme e punësimit e pagave do të ndjekë me vonesë kohore zgjerimin e kërkesës për mallra e shërbime.
Eksperti për çështjet e punësimit Erion Muça, shpjegon se kjo lidhet me mungesën e një strategjie veçanërisht për të papunët e krizës, ku shumë kompani nuk po i rimarrin më në punë për të reduktuar kostot.

Papunësia, veçanërisht punësimi i atyre që dolën nga pandemia nuk u trajtua me prioritet, por vetëm si pasojë a efekt i krizës. Programet e punësimit nuk funksionuan dhe kompanitë po punojnë me kapacitete duke mbingarkuar punonjësit aktualë. Një tjetër faktorë pse nuk kërkojnë punonjës shtesë është se po automatizojnë proceset e punës, veçanërisht kjo po ndodh në industrinë prodhuese”, thotë Erion Muça, ekspert për çështjet e punësimit.

Teksa pandemia ka ndryshuar tregun e punës, eksperti Muça bën apel për mbështetje ndaj biznesit përmes subvencioneve për nxitur punësimin dhe trajnimin e punonjësve.

Së pari do të duhet rishikohet strategjia kombëtare e punësimit dhe të ndërtohet një plan ndërhyrje konkrete masash. Nevoja për të mbështetur sektorin privat është imediate jo vetëm në reduktimin dhe fasilitetet fiskale tatimore, por dhe sa i përket nevojave që kanë për të zhvilluar profesionalisht punonjësit“.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit papunësia rritje duke prekur nivelin e 11.9%, ku më shqetësues ky fenomen paraqitet mes të rinjve me një normë papunësie prej 23.3%, nga 22.2% që ishte krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Top Channel