Pandemia rikthen delfinët në Lisbonë, gjitarët ofrojnë spektakël për qytetarët

08/08/2021 20:28

Teksa bota vazhdon të përballet me vështirësitë e shkaktuara nga pandemia e Covid 19, një pamje e veçantë ka entuziazmuar portugezët.

Lumi Tagus në Lisbonë është gjallëruar nga rikthmi i delfinëve.

Këto janë pamjet fantastike nga lumi, që kanë tërhequr turistët. Të udhëhequr nga guidat, ata ndjekin spektaklin e gjitarëve dhe mësojnë më shumë për ta.

Megjithëse delfinët janë parë në Tagus që nga koha romake, ata nuk shihen më shpesh, thuhet në një raport të vitit 2015 nga Shoqata e Shkencave Detare në Lisbonë.

Por, pandemia solli uljen e ndotjes në zonë falë rënies së trafikut detar duke e bërë një mjedis më mikpritës për gjitarët detarë.

Ndërsa biologu Francisco Martinho thotë se shkak i rikthimit të delfinëve është shtimi i peshqve, me të cilët ushqehen.

Top Channel