Prodhimi i verës franceze pritet të bjerë nga 30 për qind në 24 për qind në 2021 dhe të jetë në një nivel “historikisht të ulët” për shkak të episodit të rëndë të ngricës së pranverës, njoftoi sot Ministria franceze e Bujqësisë.
“Prodhimi i verës në 2021 parashikohet të jetë historikisht i ulët, më i ulët se ai i 1991 dhe 2017, i prekur gjithashtu nga një acar i fortë në pranverë”, vëren ministria.
“Rënia e prodhimit midis 1977 dhe 2021 është pasojë e një reduktimi të rregullt në zonat e verës midis këtyre dy datave”, shpjegoi ajo.
Ngrica e prillit preku rëndë, gjithashtu, pemët frutore franceze, në veçanti kajsitë, vjelja e të cilave në vitin 2021 pritet të përgjysmohet, në krahasim me mesataren 2016-2020 dhe, sipas vlerësimeve nga shërbimi statistikor i ministrisë, Agreste, kjo do të jetë vjelja më e keqe në 42 vjet
Top Channel