
22/03 17:59
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në një plazh të Panormo në Kretë ku është qëllua për vdekje një grua 47-vjeçare.
Mediat greke bëjnë me dije se ajo u qëllua brenda biznesit të saj nga një punonjës, i cili thuhet se është menaxher.
Ndonëse ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, gruaja nuk ia doli të mbijetonte. Ndërkohë një tjetër person i pranishëm në vendin e krimit ka dëmtuar dorën. Autori 49-vjeçar ia ka mbathur ndërsa dyshohet se ka qëlluar veten për t’i dhënë fund jetës.
Top Channel