Variante më vdekjeprurëse do të vijnë/ Fauci: Vaksinohuni para se të jetë vonë!

07/08/2021 20:28

SHBA mund të zhvillojë një lloj Covid që është më vdekjeprurës sesa varianti Delta nëse amerikanët nuk vaksinohen plotësisht, sipas Dr Anthony Fauci.

Paralajmërimi i doktorit erdhi ndërsa frika mes shkencëtarëve rritet se një variant potencialisht më i rrezikshëm mund të godasë SHBA mes rritjes së shkallës së infeksionit.

Fauci përsëriti se është e rëndësishme për të goditur sa më shumë amerikanë.

Ai tha për Good Morning America se : “Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me përqindje të ulëta të vaksinimit, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta ose madje nuk ka fare simptoma.

Dhe kur i jepni një mundësi të mjaftueshme për të ndryshuar, herët a vonë mund të merrni një variant tjetër.”shtoi ai.

Eksperti paralajmëroi se një variant i ardhshëm mund të jetë më ngjitës dhe i transmetueshëm.

Ai gjithashtu tha se një mutacion i tillë mund të jetë rezistent ndaj vaksinës.

Top Channel