Vaksinim në shkolla/ Kërkohet në Kosovë para fillimit të mësimit

07/08/2021 12:26

Viti i ri shkollor po planifikohet të zhvillohet me prezencë fizike, përkundër se deri tani vetëm 50 përqind e punëtorëve të sistemit arsimor janë vaksinuar.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e distancës në klasa.

Por, deri në fillimin e vitit të ri shkollor kanë mbetur më pak se një muaj, e të vaksinuar nga radhët e mësimdhënësve janë vetëm mbi 7 mijë nga rreth 23 mijë sa janë gjithsej.

Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve po pajtohet që mësimi të zhvillohet në klasa por kërkojnë që vaksinimi të bëhet i obligueshëm.

Por, ministrja thotë se presin që deri në shtator të gjithë punëtorët e sistemit arsimor të vaksinohen.

Rezultatet e vitit shkollor në situatë pandemie kanë treguar se ka pasur rënie të nivelit të arsimit, për shkak të mësimit në distancë të kombinuar me prezencë fizike.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta