Rriten tensionet Lituani-Bjellorusi/ Migrantët ilegalë mbeten në mëshirë të fatit

07/08/2021 21:20

Migrimi ilegal në Lituani është rritur shumë. Sipas zyrtarëve, shumica e emigrantëve janë nga Iraku. Lituania fajëson regjimin e Presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për inkurajimin e emigrantëve të kalojnë si hakmarrje ndaj sanksioneve të BE -së, duke e quajtur atë “agresion hibrid”.

Lukashenko i ka mohuar akuzat, duke këmbëngulur që Lituania të ketë shkaktuar vetë fluksin e emigrantëve, pasi Vilnius njoftoi në korrik se do të shkurtojë procesin e kërkesës për azil në 10 ditë.

Tensionet midis Minsk dhe Vilnius u përshkallëzuan pasi Lituania strehoi disa anëtarë të opozitës Bjelloruse, përfshirë Svetlana Tikhanovskaya, rivalja e Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të gushtit 2020.

BE ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë për shkak të goditjes së Lukashenkos ndaj opozitës dhe protestuesve pas votimit të diskutueshëm.

Brukseli gjithashtu ka dërguar dhjetëra roje kufitare për të ndihmuar dhe i ka bërë presion Irakut që të ndihmojë në ndalimin e fluksit të emigrantëve në Bjellorusi duke kufizuar fluturimet.

Top Channel