Helikopteri chinuk që mbërriti dje nga Holanda për të ndihmuar Shqipërinë me zjarret, sot hyri në veprim.
Në Dukat, në zonën mes Karaburunit dhe parkut të Llogorasë është riaktivizuar një vatër zjarri shumë e rrezikshme. Për ta shuar atë duhet të ndërhyhet vetëm nga ajri.
Helikopteri holandeze që transportonte deri në 10 ton ujë, ka bërë 15 fluturime në zonën e Dukatit. Më pas helikopteri u largua drejt Tiranës për t’u furnizuar me karburant dhe për tu rikthyer sërish në aksion.
Ndërkohë banorët e Dukatit janë ngjitur në mal për të penguar që flakët e zjarrit të shkojnë në shtëpitë e tyre. Zjarret në këtë zonë janë të qëllimshme nga barinjtë e zonës. Një pjesë e banorëve të dukatit sot po shikonin aksionin e holandezëve për të shpëtuar banesat e tyre.
Por ndërkohë rrezikon që te bashkohet me zjarrin që vjen nga zona e Gramës duke rrezikuar seriozisht parkun e Llogorasë. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ishte në Dukat ndërsa sqaroi se çdo zjarrfikës është paguar dhe do të paguhet. Ndërkohë që në qendër të vëmendjes është mbrojtja e parkut kombëtar të Llogorasë.
Top Channel