Fiks Fare/ “S’ke për të kaluar sa të jem unë gjallë”, konflikti në Shkodër që nisi nga Kadastra, regjistroi rrugën si pronë private! Durim Bami është ekstraduar nga Dubai, teksa këtë pasdite ka mbërritur në vendin tonë.
Durim Bami u nis nga Dubai drejt Stambollit fillimisht, teksa më pas u nis drejt Shqipërisë.
Shoqërimi nga Rinasi drejt IEVP u bë nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa është dërguar në Burgun 313, raporton Anila Hoxha.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Durim Bami ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarisht, pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet ekstradimi nga Dubai, në Shqipëri, i shtetasit të shumëkërkuar D. B.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe besimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretizuar me shkëmbim intensiv informacioni dhe bashkërendim të veprimeve operacionale, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar D. B., 47 vjeç, banues në Krujë.
47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15.05.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Në Aeroportin e Rinasit, i shumëkërkuari u shoqërua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe nga Policia e Burgjeve.
Top Channel