“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një postim në rrjetet sociale, nga takimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Ambasada thekson rëndësinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri si një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe vendit tonë.
“Duke përfaqësuar 270 kompani anëtare që gjenerojnë gati 25 përqind të PBB-së së Shqipërisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një urë e rëndësishme midis investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë, si dhe një motor për rritjen ekonomike.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn iu bashkua dje Dhomës Amerikane për të diskutuar strategjinë e tyre për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane dhe krijimin e kushteve të barabarta për të tërhequr më shumë biznese amerikane në Shqipëri”, shkruan Ambasada Amerikan në Tiranë.
Top Channel