Turqi/ Mbi 75,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të realizuara deri tani

06/08/2021 21:33

Turqia ka administruar mbi 75,55 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që  me nisjen e masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Vendi vazhdon fushatën e tij intensive të vaksinimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 41,6 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 28,49 milionë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Deri më tani, 67,02 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 24.297 infeksione të reja dhe 108 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ndërsa 6.636 pacientë të tjerë janë shëruar.

Pas rënies së rasteve dhe vaksinimit të shpejtë, Turqia hyri në një fazë normalizimi më 1 korrik, duke hequr pothuajse të gjitha kufizimet e lidhura me virusin.

Top Channel