SHBA/ Shkon mbi 35 milionë numri i të infektuarve me Covid-19

06/08/2021 01:43

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 614.815, prej të cilëve 486 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 35.335.990. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4 milionë raste të konfirmuara dhe 64.620 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel