Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani në shtetin amerikan të Alaskës.

Rojet Bregdetare të SHBA-së dhe Administrata Federale e Aviacionit njoftuan se një aeroplan për shëtitje u rrëzua në zonën e Monumentit Kombëtar Misty Fjords pranë qytetit Ketchikan në juglindje të Alaskës.

Në deklaratë thuhet se gjashtë persona në aeroplan humbën jetën dhe se ushtarët dhe një ekip vullnetar do të kryejnë punën për pastrimin e zonës.

Gjithashtu theksohet se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dërgoi një ekip për të hetuar aksidentin.

Top Channel