Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, shkon në 1430 numri i jetëve të humbura 27/06 20:01
Situata e zjarreve në Greqi nuk po sheh përmirësim, ndonëse lufta me flakët vijon prej disa ditësh.
Në pamjet e realizuara nga gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe duket se një vatër zjarri është aktive shumë pranë rrugës ku kalojnë makinën.
Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa qielli është bërë i zi nga tymi. Prej disa ditësh, situata është tepër shqetësuese në Greqi ndërsa forcat zjarrfikëse po veprojnë me shpejtësi për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.
Top Channel