Pamje të frikshme nga Athina/ Situatë e rëndë, zjarri ndodhet shumë pranë rrugës

06/08/2021 11:15

Situata e zjarreve në Greqi nuk po sheh përmirësim, ndonëse lufta me flakët vijon prej disa ditësh.

Në pamjet e realizuara nga gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe duket se një vatër zjarri është aktive shumë pranë rrugës ku kalojnë makinën.

Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa qielli është bërë i zi nga tymi. Prej disa ditësh, situata është tepër shqetësuese në Greqi ndërsa forcat zjarrfikëse po veprojnë me shpejtësi për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel