Në listën e gjatë të zëvendësuesve trë mundshëm të Hakan Calhanoglu për Milanin po fiton kuota edhe emri i Marcel Sabizter. Trekuartist i lindur në 94-ën, futbollisti i kombëtares austriake ka karakteristikat tekniko-taktike dhe atletike që i përshtaten filozofisë aktuale të lojës së Milanit të Stefano Piolit.

Sigursht më pak fantazi se Isco, Ceballos, James Rodriguez e Vlasic, por është jashtëzakonisht praktik dhe i cmuar edhe në fazën kur skuadra nuk ka topin. Një profil që drejtuesit kuqezinj po e marin në konsideratë edhe për shkak të situatës kontraktuale, me lojtarin që i skadon marrëveshja me Leipzig në 2022-shin. Kontaktet mes palëve kanë nisur, dhe për momentin dëshira e Sabitzer është që vazhdojë progresin në Bundesligë.

I vënë në dijenë të interesit të klubit kuqezi, dhe i joshur nga projekti i një skuadre që synon që me rikthimin në Champions të arrijë sërish nivelet e larta, lojtari i Lepizig për momentin është në qendër të një intrige të merkatos që përfshin edhe Bajernin e Mynihut. Prej disa javësh në stolin e klubit kampion të Gjermanisë është ulur Julian Nagelsmann, trajner që e njeh shumë mirë dhe ka evidentuar potencialin e Sabitzer në sezonet e kaluara.

I vënë nën alarm nga një parakampionat plot disfata, trajneri i ri i Bajernit ju ka bërë të ditur drejtuesve nevojën për të ndërhyrë në merkato, duke ju dhënë emrin e Sabitzer. Duket e vështirë që lojtari ti rezistojë tundimit që ofron një klub si Bajerni, edhe pse te Leipzig të vetëdijshëm për dicka të tillë po bëjnë gjithcka kanë në dorë për ti rinovuar kontratën. E ardhmja e tij në këtë mënyrë mbetet pezull dhe e gjitha për tu vendosur, me Milanin që gjithashtu është në sfond i gatshëm për të përfituar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA