Qytetarëve në Kosovë shumë shpejtë pritet t’u pamundësohet hyrja në lokale nëse të njëjtit nuk kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës anti covid.
Krejt kjo për shkak të mosgatishmërisë për t’u vaksinuar, përkundër rritjes së përnjëhershme të rasteve të reja të mutacionit “delta”.
Për këtë, Ministria e Shëndetësisë ka filluar takimet me grupet e interesit, si Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, të cilët edhe i kanë paralajmëruar kufizimet e mundshme.
Në njoftimin e kësaj ode thuhet se “çdo qytetarë i Kosovës që do të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo organizime familjare, obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht” vaksina do të jetë kusht për pjesëmarrje.
Kufizimet do të vlejnë edhe për punëtorët e këtyre bizneseve, të cilët deri me 12 gusht duhet të marrinë të paktën dozën e parë të vaksinës.
Përveç kufizimeve, palët thonë të kenë diskutuar edhe për mundësinë e zgjatjes së orarit të punës për klubet e natës nga ora 23 në 3.
Sipas odës, të gjitha këto vendime pritet të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht.
Vetëm në 24 orët e fundit, në vend kanë rezultuar 271 raste të reja me Covid 19, dhe gjithsej 1321 raste aktive.
Top Channel